Site icon Telegrafi

Sot mbahet mbledhja e Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit

Sot do të mbahet mbledhja e Pestë e Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë, i cili përbëhet nga deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe të Parlamentit Evropian.

Sesioni i parë punues i mbledhjes së Pestë të KPSA-së BE-Kosovë nën kryesimin e përbashkët të Memli Krasniqit, kryetar i delegacionit të Kosovës dhe Tonino Picula, kryetar i delegacionit të PE-së.

Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së/Përfaqësuese Speciale e BE-së në Kosovë, në emër të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe në emër të Komisionit Evropian do të mbajë fjalimin hyrës.

Ndryshe, MSA u nënshkrua më 27 tetor 2015 në Strasburg dhe si marrëveshje ndërkombëtare ajo përcakton mekanizmat dhe afatet zyrtare për zbatimin e të gjitha reformave që do ta përafrojnë Kosovën me BE-në në të gjitha fushat e politikave. /Telegrafi/

Exit mobile version