Nën moton ‘Përditshmëri e shëndetshme dhe mënyra e jetës’ sot në sheshin ‘Maqedonia’ në Shkup do të mbahet Festivali i 6-të i ushqimit organik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi i festivali është ta promovojë shfrytëzimin e prodhimeve organike si segment i rëndësishëm në ushqimin e përditshëm.
Do të organizohen debate për përparësitë e ushqimit organik, për shëndetin e secilit individ dhe të afërmëve të tij, debate rreth mënyrës së shëndetshme të ushqimit, si dhe punëtori për më të vegjëlit. Poashtu në pjesën ekspozuese është paraparë prezantimi dhe degustimi i prodhimeve prej mbi 20 prodhuesve dhe kompanive organike si kozmetikë organike, mjalt organik, perime dhe pemë organike, etj.
Festivalin e organizon qyteti i Shkupit dhe do të zgjasë orej 10:00 deri ora 18:00.
Poashtu sot Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) dhe Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë sot do ta promovojë web-faqen për ushqim organik.
Si mund të blihet ushqim i çertifikuar organik dhe si të njihet shenja nacionale për ushqim organik, janë vetëm nga disa informatat që mund t’i gjejë çdokush në faqen e internetit. Faqen e përgatiti OKM në bashkëpunim me MBPEU-në. /Telegrafi/