Sot në ora 10:00 në amfiteatrin “Arbën Xhaferi” në Universitetin e Evropës Jug-lindore në Tetovë, zëvendës-kryeministrja e Qeverisë, Radmilla Sheqerinska dhe zëvendës-kryeministri Çështjeve Evropiane, Bujar Osmani do të marrin pjesë në diskutimin e pestë të draft-amendamenteve për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.
Krahas Sheqerinksës dhe Osmanit, folës do të jenë edhe profesorët universitar, Besa Arifi dhe profesori Blerime Reka, ndërsa diskutimin do të udhëheq rektori i UEJL-it, Abdulmenaf Bexheti, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ndërkaq sot kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev do të diskutojë në qytetin e Shtipit ku do të diskutojë rreth draft-amendamenteve. Krahas kryeministrit, folës do të jenë edhe Margarita Caca Nikollovski dhe profesori universitar Gjorgjio Spasov./Telegrafi/