Site icon Telegrafi

Sot mbahet ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, ekipit të Kosovës i prijnë Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova

Sot (e premte), 23 korrik, hapen edhe zyrtarisht Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ku ekipi i Kosovës përfaqësohet nga 11 garues në sporte dhe disiplina të ndryshme.

“Tokio 2020” ka filluar para disa ditësh me disa sporte dhe disiplina, por sot do të hapet edhe zyrtarisht me ceremoni.

Lojërat Olimpike të këtij viti do të hapen me ceremoninë e cila zhvillohet në stadiumin olimpik të Tokios.

Lexo po ashtu Ekipi i Kosovës dhe flamujt vendosen në Fshatin Olimpik të Lojërave Olimpike ‘Tokio 2020’  

Ceremonia nis në ora 13:00 me kohën tonë lokale dhe në ora 20:00 me kohën lokale të nikoqirëve të Japonisë.

Ekipit olimpik të Kosovës në pjesën e parakalimit të ekipeve, do t’i prijnë bajraktarët, Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova.

Kosova do të prezantohet në “Tokio 2020” me plot 11 garues në sporte dhe disiplina të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version