Site icon Telegrafi

Sot mbahet ceremonia hapëse e “Pekini 2022”, Albin Tahiri do ta bartë i vetëm flamurin e Kosovës

Albin Tahiri do ta bartë i vetëm flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore “Pekini 2022” që pritet të bëhet sot.

Sot (e premte) me fillim nga ora 12:30 do të zhvillohet ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore “Pekini 2022” që mbahet në stadiumin kombëtar në Pekin të Kinës.

Albin Tahiri do ta bartë i vetëm flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse.

Albin Tahiri, skitari që do ta përfaqësojë Kosovën

Skitarja tjetër, Kiana Kryeziu, që ishte paraparë të mbante flamurin bashkë me skitarin Tahiri, nuk do të lejohet të marrë pjesë në ceremoni, sikurse trajneri Agim Pupovci.

Lexo po ashtu Prezantohet ekipi olimpik i Kosovës për “Pekini 2022”

Sipas faqes zyrtare të KOK-ut, Pupovci ka rezultuar pozitiv në njërin nga testet e përditshme për Covid-19 dhe përkundër se është asimptomatik dhe gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë, ai është duke ndjekur rregullat e karantinimit, edhe pse testet e fundit janë negative.

Sipas organizatorëve, Kryeziu, është konsideruar si kontakt i mundshëm me persona tjerë, për çka nuk i lejohet të marrë pjesë në ceremoni, edhe pse është duke stërvitur dhe ka rezultuar negativ në testet për Covid 19.

Lexo po ashtu Mediumet ndërkombëtare shkruajnë për suksesin historik të Kiana Kryeziut

Krahas ekipit tonë Olimpik, shumë ekipe Olimpike do të jenë të përgjysmuara në ceremoninë hapëse shkaku i kontaktit te personave me personat tjerë.

KOK ka deklaruar se keqardhje qe përkundër përpjekjeve të vazhdueshme për t’ia mundësuar Kianës dhe Agimit pjesëmarrjen, një gjë e tillë nuk ishte e mundur. /Telegrafi/

Exit mobile version