Sot (e hënë) bëhet e ditur se do të martohet djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, Altin Krasniqi.
Lajmi është bërë i ditur nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, në një postim të ndarë në rrjete sociale.
Klinaku thotë se fati e deshi që Krasniqi të mos jetë në këtë mes, pasi po përballet me një padrejtësi në Hagë.
Postimi i plotë i Klinakut (pa ndërhyrje):
“Shqiptarët, sipas traditës, gjithmonë dasmat i kanë bërë me prezencën e personave të familjes, farefisit dhe shoqërisë.
Sot, Baca Jakup Krasniqi e marton djalin Altinin.
Njerëzit më të afërt duan që të marrin pjesë në këtë ngjarje të gëzueshme, por fati e deshi që baca Jakup të mos jetë në këtë mes, sepse po përballet me një padrejtësi të madhe në Hagë.
Urime Altin Krasniqi dhe Elizabetë Sylaj!
U trashëgofshi!”. /Telegrafi/