Nata vendimtare për amerikanët por edhe për gjithë botën, ku do të vendoset se kush do të jetë president i ardhshëm do të vijë përmes një emisioni special, maratonë që do të transmetohet në bashkëpunim mes RTV Dukagjini dhe portalit më të madh në vend, Telegrafi.com.
Gjatë gjithë ditës do të ketë shumë lajme, qysh nga hapja e vendvotimeve e deri te deklaratat e para të kandidatëve e më pas edicioni special në mbrëmje, me të ftuar në studio. Do të ketë lidhje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rezultatet në kohë reale nga numërimi i votave.
Me një ekip të gjerë në dy studio, Prishtinë dhe Pejë, dhe me një skenë speciale do të transmetohet më shumë se 15 orë.
Përveç kësaj, portali Telegrafi.com do t’ia dedikoi një hapësirë të veçantë këtyre zgjedhjeve, derisa do të hapet një sondazh në kohë reale ku ju mund të jepni mendimin e juaj se kush do të jetë fitues i zgjedhjeve.
Një gjë është e garantuar në këtë maratonë të RTV Dukagjini dhe Telegrafi.com, nuk do t’iu ik asgjë nga procesi zgjedhor në SHBA.