Site icon Telegrafi

Sot Maqedonia e shënon Ditën e Evropës dhe fitoren mbi fashizmin

Dita e Evropës, 9 Maji, sot do të shënohet me aktivitete të ndryshme në mbarë Maqedoninë dhe Dita e fitores mbi fashizmin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbi 30 ngjarje në të gjithë vendin do të organizohet dhe do të mbahet Delegacion i BE-së, në partneritet me më shumë organizata, ambasada dhe komuna, në rast të shënimit të 67-vjetorit të BE-së, Dita e Evropës, qëllimi i së cilës është të afrojë procesin e eurointegrimit më afër qytetarëve, njofton AIM.

Siç informojnë nga Delegacioni i BE-së, bëhet fjalë për ngjarje të ndryshme të lidhura me sportin, si maratoni i Shkupit dhe turnireve në futboll, ngjarje nga kultura, pastaj matura vjetore e vallëzimit për maturantët e shkollave të mesmeve, si dhe një numër debatesh, ligjërata, ndeshje dhe festivale lokale.

Sot BE-në e përbëjnë 28 vende anëtare.

Poashtu me shumë aktivitete do të shënohet edhe Dita e fitores mbi fashizmin.

Maqedonia në kohën e Luftës së dytë botërore ishte në anën e koalicionit antifashist. /Telegrafi/

Exit mobile version