Telegrafi

Sot lirohen gjashtë pacientë të shëruar me COVID-19, ndërkaq 50 të tjerë po trajtohen në Klinikën Infektive

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, po vazhdon trajtimi i pacientëve të infektuar me COVID-19.

Në këtë klinikë sot janë të hospitalizuar gjithsej 62 raste, 50 prej tyre me COVID-19.

Sipas një njoftimi nga Klinika Infektive, 40 raste me COVID-19 janë në gjendje stabile, 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Kurse në mjekimin intensiv, ndodhet një pacient i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.

Sot, nga klinika lirohen edhe 6 pacientë të shëruar nga infeksioni me COVID-19. /Telegrafi/