Ditën e sotme pritet të mësohen emrat e 175 anëtarëve të rinj të Asamblesë Kombëtare dhe nëntë anëtarët e Komisionit të Garancive Statutore. Votimi nisi dje rreth orës 21:00, ndërsa sot do të dalin dhe për secilin qark
Procesi i numërimit nisi pas mesnate, në Pallatin e Kongresit, dhe pritet paraditen e sotme të bëhen publike emrat.
Në këtë votim delegatët votuan vetëm për anëtarët e qarkut të tij.
Të drejtën e votës, përveç delegatëve të zgjedhur për shkak të zgjedhjeve të brendshme të partisë, e kanë dhe 620 të tjerë që e përfitojnë për shkak të postit që mbajnë, si: deputetët, kryetar partie e bashkie dhe ish-president.