Këngëtarët e njohur shqiptarë, Elgit Doda dhe Ermal Fejzullahu, kanë prezantuar sot (e premte) këngën e re.
Projekti i tyre muzikor mban titullin “Sot”, i cili vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga vet artistët në bashkëpunim me artistin Romeo Veshaj.

Miksimi dhe masterizimi ndërkohë u realizua nga Marenglen Boja.
Videoja ndërkohë u bë nga Fullmoon Production.

Ky është dueti i parë i Elgitit dhe Ermalit që besohet se do të ketë suksesin e merituar nga publiku.
Të njëjtit janë shumë të pëlqyer në zhanret e tyre në tregun muzikor shqiptar. /Telegrafi/