Telegrafi

Sot katër vjet nga triumfi historik i Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike

Kanë kaluar tashmë katër vjet ka triumfi historik i Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike në sportin e xhudos.

Më datë 8 korrik të vitit 2016, Majlinda Kelmendi shkroi emrin e saj me shkronja të arta në historinë e xhudos.

Xhudistja pejane arriti të triumfojë në Lojërat Olimpike të mbajtura në Rio de Janeiro të Brazilit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Majlinda Kelmendit

Triumfi i Majlinda Kelmendit erdhi në kategorinë deri në 52 kilogramë, ku ishte e papërmbajtshme ndaj kundërshtareve të saj.

Kjo medalje e artë olimpike ishte para në histori të Kosovës dhe vazhdon te mbetet e vetmja. /Telegrafi/