Kanë kaluar tashmë katër vjet ka triumfi historik i Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike në sportin e xhudos.
Më datë 8 korrik të vitit 2016, Majlinda Kelmendi shkroi emrin e saj me shkronja të arta në historinë e xhudos.
Xhudistja pejane arriti të triumfojë në Lojërat Olimpike të mbajtura në Rio de Janeiro të Brazilit.
Triumfi i Majlinda Kelmendit erdhi në kategorinë deri në 52 kilogramë, ku ishte e papërmbajtshme ndaj kundërshtareve të saj.
Kjo medalje e artë olimpike ishte para në histori të Kosovës dhe vazhdon te mbetet e vetmja. /Telegrafi/