Superliga e Kosovës vjen me katër ndeshje në ditën e mërkurë, ku spikasin tre derbi shumë të fortë.
Përballja më kualitative pritet të jetë ajo në Podujevë, ku Llapi i dyti e pret Feronikeli që është lider.
Derbi i vjetër do të zhvillohet mes Lirisë dhe Prishtinës në Prizren.
Të dy skuadrave iu duhet fitorja në këtë përballje, pasi vijnë nga rezultatet jo fort të mira.
Në anën tjetër Drita do të jetë nikoqirë i Trepçës ’89.
Gjilanasit kërkojnë këndelljen pasi aktualisht gjendet në pozitën që dërgon në Ligën e Parë edhe pse janë kampion aktual.
Ndeshja e fundit është ajo mes Ballkanit dhe KEK-ut. /Telegrafi/