Telegrafi

Sot i jepet lamtumira e fundit Liridona Murselit – gruas që dyshohet se u vra nga grabitësit

Liridona Ademaj – Murseli, 30 vjeçarja e cila dyshohet se u vra nga grabitësit me 29 nëntor, do të varroset sot.

Në njoftimin e bërë nga familja bëhet e ditur se ajo do të varroset në varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet në ora 14:00.

Ndryshe, policia e Kosovës kishte konfirmuar se më 29 nëntor, rreth orës 20:00 ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku një grua ka mbetur e vrarë./Telegrafi/