Site icon Telegrafi

Sot inaugurohet Qendra për zhvillimin e teknologjisë “Tech Park Prishtina”

Sot inaugurohet Qendra për zhvillimin e teknologjisë “Tech Park Prishtina” i cili synon të ndikojë në një gamë të gjerë të përfituesve, drejtpërdrejt dhe tërthorazi siç janë kompanitë e TIK-ut, startup-et e maturuara, profesionistët, studentët e TIK-ut dhe institucionet e hulumtimit.

Me këtë synim, Ministria e Ekonomisë ka ndarë afër 1.2 milionë euro për krijimin dhe funksionalizimin e Parkut të Teknologjisë Digjitale, “Tech Park Prishtina”, kurse Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë  (MINT) i ka dhënë Shoqatës për teknologji Informative dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK) hapësirën në shfrytëzim për 5 vite, për inovacion dhe ndërmarrësi.

Ditë më parë Vjollca Çavolli, drejtoreshë ekzekutive në STIKK ka treguar se tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për hapjen e kësaj qendre të teknologjisë informative.

Gjatë intervistës për emisionin “Përballje”, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com, ajo tregoi në detaje për shërbimet që do të ofrojnë që nga 12 tetori.

“Tech Park Prishtina, ashtu quhet dhe ashtu e ka edhe funksionin. Është parku i parë në Kosovë, nuk ka pasur deri tani, është hera e parë që po e bëjmë një gjë të tillë. Pak kanë zgjatur procedurat, por jemi të lumtur që më në fund e kemi. E kemi një shtëpi ku krijohet sinergjia, ku krijohet bashkëpunimi. Në këtë objekt do të ketë edhe një restorant, dhe kjo do të bëhet më një konkurs, kjo do të ju ndihmojë edhe start-up, edhe kompanive si banorë të kësaj shtëpie të madhe”, është shprehur ajo.

Videon e plotë rreth kësaj qendre mund ta shihni KËTU:

Exit mobile version