Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot hyjmë në stinën e vjeshtës.
IHK njofton se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira, përreth relievit malor, ku dhe shkalla e lagështisë do t jetë më e lartë.
Institut njofton se temperaturat minimale sot në Kosovë do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.
Ndërkaq, të dielën do të paraqiten kushte krejtësisht tjera meteorologjike, pasi sipas IHK-së do ketë vranësira të mesme dhe të ulëta duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Shtrirja e reshjeve si zakonisht nuk do të jetë e ngjashme në gjithë territorin , por përgjithësisht sasitë do të jenë mesatare deri të larta.
Sa i përket edhe situatës termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë. /Telegrafi/