Kompani nga Kosova, Gjermania, Zvicra dhe Austria, do të mbajnë Panairin e Punës, për të cilin tashmë janë paralajmëruar se do të ketë mbi 900 vende të lira.
Janë mbi 100 investitor nga shtetet gjermanofolëse, dhe mbi 100 biznese vendore, para të cilëve, institucionet qendrore e lokale të Kosovës, prezantuan dje projekte konkrete të investimeve.
Ky organizim, i pari i përmasave të tilla në vendin tonë, bëhet nga Oda Ekonomike Gjermano Kosovare, i mbështetur nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ ), Qendrën Informative Gjermane për Migracion, Arsim dhe Karrierë (DIMAK), dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Diasporës, Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Programin Global për Migrim dhe Zhvillim (PME), Qendrën për Migrim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (CIM) dhe për herë të parë në Kosovë me konkurse të hapura do të marrë pjesë edhe Agjencioni Federal për Punë (ZAV).
Panairi fillon në ora 09:00 në Hotel Emerald. /Telegrafi/