Telegrafi

Sot gazetarët e Maqedonisë në protesta

Kryetarja e Sindikatës së Pvarur të Gazetarëve dhe Punëtorëve Medial në Maqedoni, Tamara Çausidis, dje ftoi gjithë gazetarët dhe qytetarët e shqetësuar të dalin në protesta para qeverisë.

“Nesër në orën 11:00 të mblidhemi para Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), ku pas një koordinimi të vogël do të drejtohemi drejt Qeverisë së Maqedonisë, nga e cila përmes protestave do të kërkojmë që të tregojë se angazhohet në çdo segment të shtetit të së drejtës, veçanërisht kur është në pyetje liria e fjalës dhe integritet fizik i gazetarëve”, shkruan Çausidis, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ajo më tej shton se protestat do të mbahen si shkak i kërcënimeve të fundit nga familjarët e zyrtarit të BDI-së, Bekir Asani, në adresë të kryetarit të SHGM-së, Naser Selmani.

“Kontraverzi Bekir Asani gëzon reputacion për paprekshmërinë e tij dhe mosndëshkimin, ndërsa ofendimet e tij të fundit dhe kërcënimet drejt Selmanit kanë qëllim që t’i frikësojnë gjithë gazetarët”, shkruan Çausidis./Telegrafi/