Telegrafi

Sot më freskët, temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se vranësirat  gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s. /Telegrafi/