Telegrafi

Sot më freskët dhe riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë mban mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi  1-5m/s. /Telegrafi/