Sot (e shtunë), 12 gusht, do të startojë edicioni i ri 2023/24 në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Superliga e Kosovës do të hap siparin këtë fundjavë apo më saktë sot (e shtunë) pasdite, me dy ndeshje në program për t’u zhvilluar.
Faktikisht sezoni duhej të niste me tri ndeshe këtë ditë, por Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka pranuar shtyrjen e ndeshjes së Gjilanit ndaj Fushë Kosovës.
Dy ndeshjet që do të zhvillohen sot janë ato mes Dukagjinit dhe Malishevës, si dhe Prishtinës ndaj Feronikeli ’74.
Takimi i parë do të zhvillohet në stadiumin “18 qershori” në Klinë, ndërsa ndeshja e dytë në Kampin Nacional në Hajvali.
Të dy përballjet është paraparë të fillojnë nga ora 17:00.
Nesër (e diel) do të luajnë dy ndeshjet tjera: Liria-Ballkani dhe Drita-Llapi. /Telegrafi/