Sot (e shtunë) fillon rrugëtimi kualifikues i Përfaqësueses së Kosovës për Kampionatin Evropian që zhvillohet në vitin 2024 në Gjermani.
Dardanët do të përballen me Izraelin në Tel Aviv nga ora 18:00 dhe do të kërkojnë pikët e plota.
Përveç izraelitëve, Kosova gjendet në Grupin I, së bashku me Zvicrën e shqiptarëve, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.
Kosova cilësohet si favoritë për të kaluar grupin, pas Zvicrës, por që edhe Izraeli di të jetë skuadër e vështirë për t’u mposhtur.
Një fitore në Tel Aviv, do të ishte një hap i madh në kalim të grupit, pasi nikoqirët në rrethin tjetër takohen me Zvicrën.
Kosova i ka lojtarët më të mirë në dispozicion dhe do të synojë që sot të marrë pikët e plota, por një barazim në një terren aspak të lehtë do të ishte pozitiv. /Telegrafi/