Ndërmarrësia dhe mënyra se si bëhet biznes ka pësuar një zhvillim marramendës në shekullin XXI.
Me botën e informacionit në krahun tonë, sot është bërë më lehtë për t’u informuar mbi tregun, mbi nevojat e konsumatorëve, dhe mbi mënyrat më të lehta për të
krijuar shërbimin për të cilin ka nevojë konsumatori. Me zhvillimet më të reja në fushën e teknologjisë, botës së sotme i është shtuar një dimenzion i cili po ndryshon dita ditës mënyrën se si zhvillohet jeta në shoqëri.
Në edicionin #46 të BarCamp Prishtina, do të diskutohet për ndërmarrësinë në ditët moderne, ku do të keni mundësinë të bashkëbisedoni me disa prej ndërmarrësve të cilët shquhen për vizionin e tyre dhe për mënyrën e të bërit biznes.
Folës në edicionin #46 të BarCamp Prishtina do të jenë: Florentina Dushi, drejtoreshë e Business Development Group Prishtina, Arben Avdiu, founder of Trosha, and Drenusha Shala, CEO at Baruti AG. Ata do të diskutojnë pikëpamjet e tyre rreth biznesit në shekullin XXI, dhe rrugën që ata kanë përshkuar për të arritur aty ku janë sot.