Site icon Telegrafi

Sot fillon gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit

Në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit sot fillon gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi.

Këshilli Gjyqësor në Gjykatën Themelore Penale Shkup këtë muaj ka marrë vendim që t’i bashkojë veprat e të akuzuarve, pasi Prokuroria Themelore Publike fillimisht ka ngritur aktakuzë kundër katër personave, e më pas edhe ndaj të dyshuarit të parë Ljupço Palevski, i cili ishte në pritje të ekstradimit nga Turqia, për kidnapimin dhe vrasjen brutale të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski nga Velesi.

Vanja nga Shkupi dhe Pançe nga Velesi, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

Exit mobile version