Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të fillojë gjykimi për rrënimin e kompleksit “Kosmos”. Në këtë lëndë e cila do të udhëhiqet nga gjykatësi Ognen Stavrev, i akuzuari i parë është ish-kryeministri Nikolla Gruevski.
Përkrah tij të akuzuar janë edhe 6 persona: ish-ministri Mile Janakieski, ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, inspektorja ndërtimore në Gazi Babë dhe tre anëtarë të komisionit komunal për blerje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Hetimet me emrin “TNT” u hapën në prill të vitit 2016, ndërsa në verën e vitit 2017 Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë.
PSP kërkoi paraburgim për Trajkovskin, por Gjykata e Apelit në vend të kësaj mase, ia mori pasaportën dhe e detyroi që një herë në javë të paraqitet në gjykatë.
Për këtë lëndë 26 “bomba” do të përdoren si dëshmi./Telegrafi/