Telegrafi

Sot fillon faza e katërt e ndeshjeve në Superligën e Kosovës, Arbëria pret Trepçën ’89 në takimin e vetëm të së premtes

Sot (e premte) do të fillojë faza e katërt e ndeshjeve në Superligën e Kosovës apo më saktë do të zhvillohen ndeshjet e javës së 28-të, ndërsa në orar është vetëm një takim.

Superliga e Kosovës është zvogëluar në vetëm 10 skuadra sezonin e fundit dhe kështu ekipet do të luajnë nga katër herë mes vete brenda sezonit.

Pas përfundimit të suksesshëm të tri fazave të para, këtë javë fillon faza e katërt apo java e 28-të në Superligën e Kosovës.

Në orar për sot është vetëm një ndeshje e kësaj jave, ndërsa katër takimet tjera zhvillohen të shtunën dhe të dielën.

Lexo po ashtu Delegohen gjyqtarët për javën e 28-të në Superligë, Visar Kastrati në derbi

Arbëria është nikoqir i Trepçës ’89 në takimin e vetëm të ditës së sotme, në një ndeshje ‘mbijetese’.

Ky takim është paraparë të zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. /Telegrafi/