Site icon Telegrafi

Sot fillojnë negociatat për Brexit

Sot do të fillojnë negociatat në mes të zyrtarëve britanikë dhe atyre të Bashkimit Evropian për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja. Sekretari për Brexit, David Davis do të përfaqësojë Britaninë në këto bisedime, të cilat vijnë gati një vit pasi britanikët tronditën botën duke votuar largimin nga BE-ja.

Që nga zgjedhjet e përgjithshme të Britanisë më 8 qershor, kryeministrja Theresa May ka pasur presion që të ketë kujdes në qasjen e qeverisë ndaj Brexitit dhe të favorizojë ruajtjen e lidhjeve të ngushta me tregun evropian.

Davis, një përkrahës i Brexitit, do të takohet me negociatorin e BE-së, Michel Barnier, ish-ministër francez. Takimi do të mbahet në orën 11, në Bruksel.

Zyrtarët do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp pas bisedimeve fillestare, që pritet të zgjasë shtatë orë.

“Tani fillon puna e vështirë “, ka thënë Davis. “Këto bisedime do të jenë të vështira në disa pika, por ne do t’iu qasemi në mënyrë konstruktive”.

Procesi për Brexit kërcënon ngjarjen gjeografike në Mbretërinë e Bashkuar. Skocia ka votuar për të qëndruar në BE, ndërsa Irlanda e Veriut tani ka frikë nga një kufi i vështirë i BE-së me Republikën e Irlandës, transmeton Evropa e Lirë.

Exit mobile version