Ursula Corbero është kthyer në një prej aktoreve dhe modeleve spanjolle më të ndjekura.
Fama e saj u rrit në veçanti kur ajo mori pjesë në serialin shumë të shikuar të Netflix, “La Casa de Papel”, si aktore dhe narratore e ngjarjes.
Para “La Cada de Papel”, ajo ishte e njohur nga roli i saj ‘Ruth Gomez’ në “Fisica o Quimica” (gjatë viteve 2008-2010).
Në “La Casa de Papel” ajo është e njohur me nofkën Tokyo, ashtu si çdo hajdut tjetër i serialit që ka një nofkë të një kryeqyteti.
Teksa të gjithë e njohin si zeshkania atraktive me flokë të zeza e të shkurtra, Ursula dukej krejt ndryshe në filimet e saj.
Vite më parë, dukja e saj ishte më e thjeshtë si një vajzë me flokë të gjata, e cila nuk hezitonte që të eksperimentonte edhe me ngjyrat.
Disa nga fotografitë e mëposhtme tregojnë më së miri transformimin e këngëtares së njohur ndër vite. /Telegrafi/