Granit Xhaka shpeshherë publikon fotografi në rrjetet sociale nga aktivitetet sportive.
Por, kësaj radhe mesfushori i Borussia Moenchengladbach ka ndarë pak kohë për të fejuarën e tij.
Në fakt, ai ka ndarë momente me fansat me rastin e një vjetorit të fejesës me Leonitën, transmeton Telegrafi.
“19.04.2015. Një vit”, ka shkruar ndër të tjerash Xhaka, përbri një fotografie teksa shihet në çaste romantike.
Ndryshe, futbollisti po vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së transferimeve, ku gjithmonë e më tepër po lidhet me një kalim te skuadra angleze e Arsenalit ose Liverpoolit. /Telegrafi/