Telegrafi

“Sot është dita” – Yjet ndërkombëtare bëjnë thirrje që të votohet në zgjedhjet e SHBA-së

(Foto: DailyMail)

Dita e zgjedhjeve tashmë ka arritur për të gjithë amerikanët, të cilët kanë zgjedhur të votojnë.

Gjatë ditës së sotme (e martë) një numër i madh i yjeve ndërkombëtare kanë ndarë imazhe të ndryshme, që inkurajonin fansat e tyre të votojnë për ndryshim, shkruan Daily Mail.

Cardi B, Kourtney Kardashian dhe David Schwimmer janë disa prej tyre që vendosën edhe disa stikera, në të cilat shkruante “Unë votova”.

Ndërkaq, krijuesja e hitit “Wap” kishte thënë se tashmë ndihet më mirë, pasi pretendon që vendi të bëhet një vend më i mirë.

Përpos këtyre tre personazheve, ishin edhe Kylie Jenner, Hailey Bieber, Sarah Michelle, Selena Gomez, Chelsea Handler dhe jo vetëm.

Po ashtu, mediat e huaja deri më tani kanë raportuar për një numër rekord të votuesve, pasi që në momentet e para mblodhën mbi 100 milionë votime. /Telegrafi/