Site icon Telegrafi

Sot është dita vendimtare për transferimin ose jo të Locatellit te Juventusi

Takimi vendimtar midis Juventusit dhe Sassuolos për të diskutuar për Manuel Locatellin është vendosur për këtë drekë, me një ofertë përfundimtare në tavolinë.

Reprezentuesi italian e ka bërë shumë të qartë se ai dëshiron të bashkohet me Zonjën e Vjetër këtë verë, duke refuzuar një propozim shumë më fitimprurës nga Arsenali.

Është raportuar gjerësisht se takimi i sotëm është kapitulli i fundit, kështu që ose Juventusi do të arrijë një marrëveshje ose ata do të kthehen në objektiva tjera për të përforcuar mesfushën e tyre.

Rëndësia e ngjarjes është e qartë nga prania e planifikuar e drejtorit Maurizio Arrivabene dhe drejtorit të Juventusit, Federico Cherubini.

Lexo po ashtu Nedved: Juventusi ka bërë ofertën e duhur për Locatellin, jemi të bindur se kjo është e duhura

Propozimi i tyre më i fundit prej 32 milionë eurosh u refuzua, por një rritje tjetër ka të ngjarë të afrohet me çmimin e kërkuar prej 40 milionë eurosh nga Sassuolo.

Ashtu si më parë, do të ishte teknikisht një huazim me detyrim blerje, ndoshta mbi dy vjet, duke i mundësuar gjigantëve të Torinos të shpërndajnë koston e pagesës.

Sipas La Gazzetta dello Sport, huazimi do të kushtonte 5 milionë euro, me detyrimin në kualifikimin në Ligën e Kampionëve në sezonin e dytë për 20 milionë euro të tjera.

Gjithashtu ka edhe 7 milionë euro bonuse të lidhura me performancën dhe deri në 25 për qind të çdo pagese të ardhshme transferimi.

Sassuolo e refuzoi këtë, duke mos dashur kushte për detyrim blerjes dhe një shifër të përgjithshme më të lartë.

Juve është gjithashtu i lumtur të përfshijë një lojtar të ekipit të të rinjve si pjesë e shkëmbimit. /Telegrafi/

Exit mobile version