Sot është Dita Ndërkombëtare e Rinisë e cila shënohet çdo vit më 12 gusht, datë kjo kur edhe u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Shënimi i kësaj dite ka për qëllim promovimin e aktiviteteve për të rinjtë me qëllim që të pranohen dhe njihen përpjekjet dhe përkushtimi i të rinjve në mbarë botën për përmirësimin e shoqërisë.
Në Maqedoni kjo ditë ndërkombëtare është shënuar me aksione pastrimi dhe ndihme në zonat e vërshuara./Telegrafi/