Site icon Telegrafi

Sot, dy vjet më parë droni me flamurin e “Shqipërisë Natyrale” valoi mbi stadiumin e Beogradit (Video)

“AUTOCHTHONOUS” shkaktoi tërbim të tifozëve vendas të cilët u futën në fushën e lojës, ndërkohë që mes futbollistëve kishte krisur një sherr masiv se kush e kap i pari flamurin.

14 tetori është një datë që nuk do të harrohet lehtë nga shqiptarët për shkak se në këtë ditë, fiks dy vite më parë në Beograd u luajt ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Ndërprerja e këtij dueli ishte paralajmëruar që para fillimit të ndeshjes, teksa tifozët serbë në stadium me fishkëllima e britma penguan këndimin normal të Himnit Kombëtar Shqiptar.

Në këto kushte, të rënduara dhe të vështira për ekipin shqiptar, filloi ndeshja. Gjyqtari britanik, Martin Atkinson nuk e kishte të lehtë të vendoste drejtësi në atë ndeshje. Sfida vijoi e tensionuar deri në minutën e 42-të, ku do të ndodhte një ngjarje që do të shkaktonte trazira të mëdha.

Në atë minutë, nga qielli i Beogradit, sipër tifozëve u valvit një dron në fushën e lojës. Flamuri me hartën e viseve etnike shqiptare, me portretet e Ismail Qemalit e të Isa Boletinit dhe me mbishkrimin “AUTOCHTHONOUS” shkaktoi tërbim të tifozëve vendas të cilët u futën në fushën e lojës, ndërkohë që mes futbollistëve kishte krisur një sherr masiv se kush e kap i pari flamurin.

Futbollistët tanë u futën mes shumë vështirësive, shkelmave dhe dhunës së fanasave vendas, por më pas në vendimin e CAS-it, ne morëm 3 pikë të çmuara që na ndihmuan për të arritur kualifikimin.

https://www.youtube.com/watch?v=zEj4jCdHCtk

Exit mobile version