Telegrafi

Sot dy ndeshje në Superligë, vëmendja në Podujevë

Xhiroja 10-të e IPKO Superligës së Kosovës nisi të martën me dy ndeshje që dhuruan rezultate befasuese, ndërsa sot zhvillohen dy tjera.

Në Gjilan, kampionët në fuqi të Kosovës do të kërkojnë fitoren e dytë radhazi me Shpëtim Duron, pasi janë më parë fituan 2-1 ndaj Drenicës.

“Intelektualët” shihen si favoritë ndaj një therandasve që në katër ndeshjet e fundit ka arritur të marrin vetëm dy pikë.

Skuadra që drejtohet nga Sami Semarxhaj ka lojtarë të njohur në formacion dhe do të kërkojë rikthimin.

Tjetër sfidë interesante është ajo mes Llapit dhe Gjilanit.

Është një tjetër përballje interesante mes dy ekipeve që nuk kanë shumë diferenca në renditje.

Mbetet të shihet se si do të reagojë Llapi që e ka shkarkuar trajnerin Bylbyl Sokoli.

Ndeshjet Ferizaj – KEK-u dhe Feronikeli – Prishtina janë shtyrë, shkaku që lojtarët e këtyre skuadrave kanë qenë të tubuara me ekipet përfaqësuese. /Telegrafi/