Site icon Telegrafi

Sot duhet të vazhdojë seanca e KSHZ-së

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në ora tre e gjysmë të mesnatës ka ndërprerë diskutimin publik për parashtresat e ngritura nga partitë politike për zgjedhjet e mbajtura më 11 dhjetor. Vazhdimi i seancës së planifikuar gjatë ditës së sotshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbrëmë rreth orës 22 dhjetëra aktivistë të OBRM-PDUKM-së kanë protestuar para selisë së KSHZ-së në Shkup, të nervozuar me diskutimim për verifikimin e vendvotimeve.

Kujtojmë se dje Lëvizja Besa ka reaguar pas refuzimit të ankesave të saj nga ana e KSHZ-së, në lidhje me parregullsitë që ajo i kishte dorëzuar për disa vendvotime në njësinë e gjashtë zgjedhore gjatë ditës së zgjedhjeve. /Telegrafi/

Exit mobile version