Telegrafi

Sot duhet të vazhdojë gjykimi kundër Zaevit për rastin ‘Ryshfeti’

Seanca për lëndën ”Ryshfeti” ku i akuzuari kryesor është kryetari i komunës së Strumicës, njëherit kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, duhet të vazhdojë në Gjykatën Penale tani në ora 10:00, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykimi i Zaevit për këtë rast deri më tani është shtyrë disa herë.

Përndryshe deklaratat e fundit të kryetarit të LSDM-së ishin në lidhje me atë se rasti është i montuar dhe akuzon se ka qenë i përgjuar në mënyrë të paligjshme, për pesë vite me radhë. Sipas akuzës, një pjesë e parave duhej të ishin për Zaevin, kurse pjesa tjetër për ndërtimin e kishës në Strumicë. Zaev ka ngritur padi penale për afaristin Saçevaliev. /Telegrafi/