Në Gjykatën Penale të Shkupit janë caktuar të mbahen seancat e proceseve gjyqësore që shkaktojnë interesin më të madh të opinionit, mes të cilave gjykimi “Puç”, ‘Mitëmarrje’, ngjarjet në Komunën Qendër në qershor të vitit 2013-të dhe “Lagjen e Trimave”, etj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sot duhet të mbahet seanca për rastin “Mitëmarrje” ku ngarkohet kreu i LSDM-së, Zoran Zaev për dhënie ryshfeti prej 924 euro nga biznesmeni i Strumicës, Ivan Nikolov- Saçevaliev për privatizim të tokës shtetërore. /Telegrafi/