Site icon Telegrafi

Sot diskutohet për gjendjen pas vërshimeve

Asociacioni i Komunave të Kosovës organizon sot një takim të kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, me kryetarët e komunave për të diskutuar gjendjen pas vërshimeve nga reshjet e fundit në komunat e Kosovës, dëmet e shkaktuara, vlerësimi i dëmeve dhe kompensimi i tyre.

Takimi virtual do të mbahet në ora 10:00.

Nga vërshimet e fundit disa rajone në vend kanë pësuar dëme të mëdha.

Vërshimet dëme kanë shkaktuar në Fushë Kosovë, Malishevë, Gjakovë, Drenas, Kamenicë, Vushtrri etj.

 

Exit mobile version