Telegrafi

Sot dihen emrat e zyrtarëve të lartë që do t’i kontrollohet pasuria

Agjencia kundër korrupsionit ka ftuar mediat dhe organizatat e shoqërisë civile që të marrin pjesë në ceremoninë e hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Bazuar në Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik,kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar, nga ana e Agjencisë do t’i nënshtrohen 20% e numrit të përgjithshëm të listës së zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë e rregullt vjetore.

Por kjo nuk e nënkupton se Agjencia nuk do të merret me pjesën tjetër të listës së zyrtarëve publik, aty ku ka mos përputhje konform ligjit.

Sipas njoftimit të Agjencisë, ceremonia e hedhjes së shortit organizohet në objektet e Agjencisë, duke filluar nga ora 11:00.