Telegrafi

Sot me diell, vende-vende reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta.

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu në vende-vende dhe me shkarkime rrufesh.

Temperaturat do të shënojnë rritje sidomos në vlerat e minimaleve, derisa ato maksimalet priten të jenë tipike pranverore.

Gjithashtu edhe presioni atmosferik do të ulet dukshëm nën vlerat e normales.

Ndërkaq, Instituti për të dielën parasheh të mbajë mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell.

Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Në fushat termike  nuk do të ketë ndryshime kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale, ndërsa minimale do të shënojnë ulje për 3-5 gradë Celsius.

Gjatë këtyre dy ditëve parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-12m/s. /Telegrafi/