Kërkesat e mëdha për një tjetër Porsche Panamera, kanë garantuar lansimin e një modeli të ri.
Sot është premiera botërore e modelit të ri të Porsche Panamera, ku do të vijë me një interier krejtësisht të modernizuar si dhe me një eksterier revolucionar, transmeton Telegrafi.
Panamera 2024 është konfirmuar se ofron zgjedhje midis katër motorëve të kombinuar hibrid.
Variantet e emërtuara si E-Hybrid do të kenë një paketë baterie më të madhe prej 25.9 kWh dhe një motor elektrik më të fuqishëm – me një transmision automatik me tetë shpejtësi.
Gjithashtu do të ketë versione V6 të Panamera-s së re.
Ky model do të jetë Panamera e fundit me motorë me djegie të brendshme (ICE).
Kjo për faktin se, Porsche vlerëson se automjetet elektrike do të përbëjnë mbi 80 për qind të dërgesave vjetore deri në vitin 2030. /Telegrafi/