Bosurssia Dortmundi udhëton drejt “Stamford Bridge” me një epërsi minimale prej një goli dhe shpreson të ruajë atë dhe ta arrijë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Dortmundi dy javë më parë e mposhti në “Westfalenstadion” Chelsean (1-0), ku ndeshja e dytë pritet të jetë e zjarrtë, pasi gjiganti anglez nuk do të pajtohet lehtë me eliminimin.
Chelseat për këtë ndeshje i mungojnë Armando Broja, Edouard Mendy, Cesar Azpilicueta dhe Thiago Silva.
Në anën tjetër, te gjermanët nuk do të mund të luajnë Julian Ryerson, Adeyemi, Youssoufa Moukoko, Mateu Morey, Abdoulaye Kamara, Donyell Malen dhe Julien Duranville.
Sonte zhvillohet edhe ndeshja tjetër në mes të Benficës dhe Club Brugge. Portugezët janë afër kualifikimit pas e fituan lojën e parë 0-2 dhe tash luajnë para shikuesve të vet. /Telegrafi/