Sot plot 19 vite më parë, në vitin 2001, Milani e shkatërroi Interin, duke e mposhtur me rezultat 6-0, që është edhe fitorja më e madhe në historinë e Derby della Madonnina.
Kuqezinjtë nuk ishin duke luftuar për titull në Serie A në atë kohë dhe presidenti i tyre, Silvio Berlusconi, ishte i interesuar të bëhej kryeministër i Italisë.
Cesare Maldini ishte në drejtimin e Milanit, pasi e kishte zëvendësuar Alberto Zaccheroni, por nuk mundi t’i ngjitë më lartë se në vendin e gjashtë në Serie A – katër pikë pas Interit që ishin të pestit.
Gianni Comandini shënoi dy herë në fillim të ndeshjes, pas dy asistimeve të Serginhos, i cili atë natë kontribuoi me tre asistime dhe një gol.
Goditja e lirë e Federico Giunti e qoi rezultatin në 3-0, ndërsa Andriy Shevchenko shënoi dy herë për 5-0.
Serginho vendosi rezultatin përfundimtar për 6-0 në minutën e 81-të, duke ia siguruar Sebastien Freyt një natë që nuk do ta harronte kurrë.
/Telegrafi/