Telegrafi

Sot 12 vit më parë filloi epoka e Messit – Goli i tij i parë me fanellën e Barcelonës, pas asistimit perfekt të Ronaldinhos (Foto/Video)

Me 1 maj të vitit 2005, Lionel Messi, ka shënuar gol të bukur që ishte i pari me fanellën e Barcelonës.

Ai shënoi në fitoren 2-0 përballë Albacetes në Nou Camp.

Ai e zëvendësoi Samuel Eto’on, dhe iu deshën vetëm pak minuta që të lërë shenjën e tij në Nou Camp.

Në atë kohë u ndez Nou Camp pasi Barcelona shihte para drejt titullit të parë në La Liga që nga viti 1999.

Goditja e Messit

Ai sot është lojtari me më shumë gola në histori të La Ligas me 70 gola para Cristiano Ronaldo që është i dyti.

Ai ka shënuar 502 gola me fanellën e Barcelonës, 270 gola më shumë se çdo lojtarë tjerë në histori.

Festa e Messit pas golit të 500-të

Messi i ka tani 29 vjet dhe ka zhvilluar 579 ndeshje për Barcelonën ku ka fituar tetë La Liga, katër Liga të Kampionëve dhe katër Kupa te Mbretit. /Telegrafi/