Me 1 maj të vitit 2005, Lionel Messi, ka shënuar gol të bukur që ishte i pari me fanellën e Barcelonës.
Ai shënoi në fitoren 2-0 përballë Albacetes në Nou Camp.
Ai e zëvendësoi Samuel Eto’on, dhe iu deshën vetëm pak minuta që të lërë shenjën e tij në Nou Camp.
Në atë kohë u ndez Nou Camp pasi Barcelona shihte para drejt titullit të parë në La Liga që nga viti 1999.
Ai sot është lojtari me më shumë gola në histori të La Ligas me 70 gola para Cristiano Ronaldo që është i dyti.
Ai ka shënuar 502 gola me fanellën e Barcelonës, 270 gola më shumë se çdo lojtarë tjerë në histori.
Messi i ka tani 29 vjet dhe ka zhvilluar 579 ndeshje për Barcelonën ku ka fituar tetë La Liga, katër Liga të Kampionëve dhe katër Kupa te Mbretit. /Telegrafi/