Telegrafi

Sot 11 vite më parë Chelsea shokoi Barcelonën (Video)

LONDON - MARCH 8: Damien Duff of Chelsea celebrates scoring their third goal during the UEFA Champions League, First Knockout Round, Second Leg match between Chelsea and Barcelona at Stamford Bridge on March 8, 2005 in London, England. (Photo by Ben Radford/Getty Images)

Në vitet e fundit ndeshjet ndërmjet Barcelonës dhe Chelseat kanë sjellë shumë emocione.

Të dy skuadrat e njohura, Barcelona dhe Chelsea në vitet e fundit janë takuar në Ligën e Kampionëve më shumë se çdokush tjetër mes vete.

Nga viti 2000 janë takuar plot 12 herë, ndërsa në histori të klubeve kanë luajtur hiq më pak se 15 herë.

Gjithçka është e barabartë deri tani, pasi të dy skuadrat kanë nga pesë fitore dhe kanë luajtur baras pesë herë.

Në vitin 2005 kur Jose Mourinho ishte trajner i Chelseas, skuadra e tij arriti ta eliminojë Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 5-3, duke e mposhtur në ndeshjen kthyese 4-2.

Në atë kohë për londinezët shënuan Frank Lampard, Damien Duff, Eidur Gudjohnsen dhe John Terry. Për Barcelonën të dy golat i shënoi Ronaldinho. /Telegrafi/