Telegrafi

Soriano: Nuk kemi shansa ta transferojmë Messin

Drejtori sportiv i Manchester Cityt, Ferran Soriano, thotë se nuk ka mundësi që klubi të transferojë Lionel Messin nga Barcelona.

Superylli argjuentinas ka nënshkruar marrëveshjen e re në Camp Nou deri në vitin 2021 që përfshin një klauzolë prej 700 milionë eurosh.

Përkundër përkushtimit ndaj Barcës, vazhdojnë spekulimet për një ribashkim të argjentinasit me Pep Guardiolan në Etihad Stadium.

“Nuk ka mundësi të transferojmë Messin”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Lionel Messit

“Unë e njoh atë dhe familjen e tij mirë e po ashtu e di se ata janë mirë në Barcelonë, që është edhe vendi ku ai duhet të jetë”.

“Ne do t’ia dalim edhe pa të, por do të jetë vështirë sepse ai është lojtari më i mirë në histori të futbollit”, deklaroi Soriano.

Messi rikthehet në aksion sonte ndaj Chelseat në Camp Nou. /Telegrafi/