Site icon Telegrafi

Sorensen takon ambasadorin e Kosovës në Bruksel, flasin për dialogun

Emisari i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen është takuar sot me ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Ky i fundit në një postim në platformën X ka thënë se mezi pret bashkëpunimin me BE-në për formësimin dialogut të normalizimit Kosovë-Serbi, për siç ka thënë ai, të përqendruar në njohjen reciproke dhe hapjen e plotë të rrugës së Kosovës drejt integrimit të shpejtë dhe të bazuar në merita në BE.

E për këtë takim në platformën “X” ka shkruar edhe Sorensen, i cili e ka vlerësuar të mirë takimin me Bajramin, teksa ka thënë se mezi pret të punojnë së bashku drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Exit mobile version