Telegrafi

Sophie Turner tregon fajtorin prapa gabimeve në “Game Of Thrones”

Sophie Turner (Foto: Nicholas Hunt/Getty Images for Louis Vuitton/Guliver)

Aktorja Sophie Turner përfundimisht ka treguar të vërtetën rreth gabimeve të vërejtura së fundmi në serinë e famshme, “Game Of Thrones”.

Këto komente, ajo i ka bërë gjatë pjesëmarrjes në emisionin The Tonight Show me Jimmy Fallon.

24-vjeçarja pranoi se ajo nuk ishte përgjegjëse për gotën e Starbucks në njërën nga episodet e “Game Of Thrones”, e cila shkaktoi kritika nga shikuesit duke thënë se seria më e re e filmit nuk ishte punuar me kujdes.

Lexo po ashtu Shikuesit vunë re një gotë të kafesë Starbucks në episodin e fundit të serisë së "Game of Thrones"

“Shikoni, sa i përket gotës duket se ishte Emilia Clarke”, ka thënë Turner.

Paraqitja publike e Sophie në emision ka ardhur pasi ajo është martuar me këngëtarin Joe Jonas në një ceremoni të papritur në Las Vegas.